Home ShowBiz Reagimi i Travis Scott pas humbjes së Timothée Chalamet në Oscars bën xhiron e rrjetit
Reagimi i Travis Scott pas humbjes së Timothée Chalamet në Oscars bën xhiron e rrjetit
0

Reagimi i Travis Scott pas humbjes së Timothée Chalamet në Oscars bën xhiron e rrjetit

0
0

Ceremonia e Oscars 2026 solli jo vetëm fitues të papritur, por edhe reagime që ndezën diskutime të shumta në rrjetet sociale. Një prej tyre ishte ai i Travis Scott, i cili tërhoqi vëmendjen menjëherë pas shpalljes së fituesit për “Aktori më i mirë protagonist”.

Në një garë të fortë ku përballeshin emra të mëdhenj si Leonardo DiCaprio dhe Ethan Hawke, shumëkush priste që statuetën ta merrte Timothée Chalamet për rolin në Marty Supreme. Filmi kishte krijuar një jehonë të madhe që përpara publikimit dhe aktori konsiderohej favorit deri në ditët e fundit.

Megjithatë, surpriza erdhi në momentin e shpalljes së fituesit, kur çmimi shkoi për Michael B. Jordan për rolin në Sinners. Fitorja e tij u shoqërua me emocione të forta, teksa aktori nuk i mbajti dot lotët në skenë.

Ndërsa publiku dhe kolegët e uruan Jordan për suksesin, një postim i Travis Scott u interpretua ndryshe nga ndjekësit. Reperi publikoi në “story” një foto të aktorit me çmimin në dorë – një veprim që në pamje të parë dukej si një urim i thjeshtë.

Por, për shkak të historisë së tij personale me Kylie Jenner, reagimi mori një tjetër kuptim në sytë e publikut. Scott, ish-partneri i Kylie, është krahasuar shpesh me Timothée Chalamet, i cili aktualisht është në një lidhje me të.

Që nga momenti kur romanca mes Kylie dhe Chalamet u bë publike, rrjeti është ndarë mes mbështetjes dhe skepticizmit. Ndërsa disa e kanë parë këtë lidhje si një fillim të ri për Kylie, të tjerë kanë vënë në dyshim përputhshmërinë e tyre, duke e konsideruar aktorin shumë larg stilit të saj të jetesës.

Megjithatë, marrëdhënia e tyre duket se po ecën më mirë nga sa pritej, madje nuk mungojnë as spekulimet për hapa më seriozë në të ardhmen.

Në këtë kontekst, postimi i Travis Scott u interpretua nga shumë përdorues si një “thumb” i tërthortë ndaj Chalamet, duke e kthyer një moment të Oscars në një tjetër kapitull të diskutimeve në rrjet.

Burimi: https://www.yahoo.com/entertainment/celebrity/articles/timoth-e-chalamet-oscars-loss-064108489.html

Foto: https://www.instagram.com/tchalamet/?hl=en