Home Lifestyle Parashikimi i motit 24mars 2026
Parashikimi i motit 24mars 2026
0

Parashikimi i motit 24mars 2026

0
0

Kjo e martë sjell një situatë të paqëndrueshme atmosferike në vendin tonë ku orët e para të ditës nisin me kthjellime dhe vranësira të lehta në pjesën më të madhe të territorit por me kalimin e orëve pritet shtim i vranësirave duke krijuar kushte për reshje shiu fillimisht në zonat veriore dhe verilindore e më pas duke u shtrirë gradualisht edhe në pjesën qendrore dhe juglindore të vendit

Në zonat malore reshjet herë pas here mund të jenë më intensive duke u shoqëruar me erë të fortë ndërsa në ultësirën perëndimore reshjet do të jenë më të dobëta dhe kalimtare por nuk përjashtohen episode të shkurtra me intensitet mesatar gjatë pasdites

Temperaturat e ajrit pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes duke u regjistruar minimalet nga rreth 6 gradë në zonat malore deri në 11 gradë në bregdet ndërsa gjatë mesditës maksimalet pritet të arrijnë nga 14 deri në 18 gradë Celsius duke sjellë një ndjesi më të freskët krahasuar me ditët e fundit

Era do të fryjë mesatare deri e fortë sidomos në zonat bregdetare dhe ato malore me drejtim kryesisht nga veriperëndimi duke krijuar dallgëzim të theksuar në det ku deti paraqitet i trazuar

Në mbrëmje dhe gjatë natës reshjet do të mbeten prezente në disa zona por me intensitet më të ulët ndërsa temperaturat do të vijojnë rënien duke sjellë një natë të freskët në të gjithë vendin.

Burimi: https://meteoalb.com/category/parashikimi-motit/

Foto: Freepik.com