Home Lifestyle Kristi Lamaj rrëfen arsyen e largimit nga “Big Brother”: Ishte një luftë e brendshme
Kristi Lamaj rrëfen arsyen e largimit nga “Big Brother”: Ishte një luftë e brendshme
0

Kristi Lamaj rrëfen arsyen e largimit nga “Big Brother”: Ishte një luftë e brendshme

0
0

Kristi Lamaj, një nga banorët më të spikatur të këtij edicioni të “Big Brother”, ka folur për herë të parë mbi vendimin e tij për t’u larguar nga gara. I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Story”, këngëtari ndau përjetimet dhe reflektimet e tij pas eksperiencës në shtëpinë më të famshme.

Ai u shpreh se për të më e rëndësishme ishte të linte gjurmë te publiku, gjë që beson se e ka arritur. Sipas Kristit, vendimi për t’u larguar erdhi pas një përballjeje të fortë me veten dhe kufijtë e tij emocionalë.

“Është një nga ato eksperiencat që të shënjojnë në jetë. Njohja më e vështirë është të njohësh veten. Unë e njihja disi kapacitetin tim, por aty brenda e kupton në çdo dimension. Është një lloj ‘magjie’ që të përball me të mirën dhe të keqen brenda teje”, u shpreh ai.

Kristi theksoi se arsyeja kryesore e largimit ishte një “luftë e brendshme” për të kuptuar deri ku mund të shkonte në atë ambient.

“Vendosa të largohem për shkak të asaj beteje të brendshme: ‘deri ku do shkosh’. Në fund, e rëndësishme është të mbahesh mend dhe unë besoj se ia kam dalë. U ngjita te ai mur dhe nuk zbrita”, deklaroi ai.

Largimi i tij ka ngjallur reagime të shumta te ndjekësit e formatit, duke qenë se konsiderohej një nga konkurrentët më të pëlqyer nga publiku.

Burimi: https://www.instagram.com/kristilamajofficial

Foto: https://www.instagram.com/kristilamajofficial