Një moment i tensionuar është regjistruar mes Brikenës dhe Mateos në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”, duke treguar edhe një herë dinamikën e paqëndrueshme të marrëdhënies së tyre.
Dita për dy banorët kishte nisur në mënyrë të qetë dhe të afërt, me përqafime dhe përshëndetje të ngrohta. Mateo iu afrua Brikenës në dhomën e grimit për t’i uruar mirëmëngjes dhe për të shkëmbyer disa fjalë të ëmbla, duke e quajtur “drita ime”.
Megjithatë, situata mori një kthesë të papritur kur Mateo bëri një koment që nuk u prit aspak mirë nga Brikena. Ai i tha se çarçafët dhe këllëfi i jastëkut të saj kishin qenë të papastër dhe se i kishte ndërruar vetë. Kjo batutë duket se e irritoi menjëherë banoren, e cila reagoi duke u ngritur e nervozuar dhe duke u larguar nga dhoma pa dhënë shpjegime.
Ndërsa Brikena largohej, Mateo tentoi të kuptonte reagimin e saj duke e pyetur “Çfarë ke?”, por ajo zgjodhi të mos përgjigjej. Pas largimit të saj, ai u shpreh se nuk mund të bënte as një batutë pa e mërzitur, duke lënë të kuptohet se nuk e kishte pritur një reagim të tillë.
Ky episod është një tjetër tregues i uljeve dhe ngritjeve që kanë karakterizuar raportin mes dy banorëve që nga hyrja e Mateos në shtëpi. Marrëdhënia e tyre ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, duke kaluar nga afrimi dhe momentet romantike, në tensione dhe keqkuptime.
Kujtojmë se Brikena dhe Mateo njiheshin edhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”, ku kishin krijuar një raport më herët.
Burimi:https://www.instagram.com/itsbriki/?hl=en
Foto:https://www.instagram.com/itsbriki/?hl=en