Dy hyrje të reja në “Ferma VIP”, priten ndryshime në lojë dhe shpallja e më të preferuarit
“Ferma VIP” ka nisur të marrë ritëm, duke sjellë dinamika të forta dhe interes në rritje nga publiku. Fermerët po përballen me sfida të përditshme, duke u kujdesur për kafshët dhe duke përmbushur detyrat, por pa munguar debatet dhe momentet e tensionit mes tyre.
Një nga sfidat kryesore ka qenë ajo e zjarrit, ku për 48 orë fermerët duhej ta mbanin atë ndezur. Megjithatë, sfida u ndërpre nga Teni, i cili mori përgjegjësinë për këtë veprim, duke ngritur pikëpyetje mbi pasojat që mund të sjellë në vijim.
Përmes rrëfimeve personale, diskutimeve dhe marrëdhënieve që po ndërtohen mes tyre, konkurrentët kanë krijuar një atmosferë të gjallë dhe plot ngjarje, duke reflektuar realitetin e bashkëjetesës në fermë.
Ndërkohë, spektakli i mbrëmjes së sotme, që transmetohet në orën 21:00 në Vizion Plus, pritet të sjellë zhvillime të reja. Dy konkurrentë të rinj do t’i bashkohen garës, ku njëra prej tyre është Ermiona Lekbello, hyrje e cila tashmë është konfirmuar edhe nga produksioni.
Sytë e publikut janë tashmë te prime-i i sotëm, ku pritet të shihet ndikimi i hyrjeve të reja në lojë, si dhe të shpallet fermeri apo fermerja më e preferuar nga televotimi që vijon ende.
Burimi: https://www.instagram.com/fermavip.al/?hl=en
Foto; https://www.instagram.com/fermavip.al/?hl=en