Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, ishte e ftuara e radhës në emisionin “Mirëmbrëma yje”, të moderuar nga Arbana Osmani, ku ndau detaje interesante jo vetëm nga karriera e saj, por edhe nga jeta personale.
Gjatë intervistës, moderatorja e pyeti drejtpërdrejt për planet e martesës, duke krijuar një moment më intim në studio. Kida, e njohur për sinqeritetin dhe natyrën e saj të çiltër, u përgjigj me humor: “Po vjen. Nuk jemi të dy tipa shumë të dasmave,” duke lënë të kuptohet se ceremonia mund të jetë më private dhe larg vëmendjes së madhe publike.
Megjithatë, ajo zbuloi edhe një detaj interesant lidhur me familjen. Si fëmijë i vetëm, babai i saj ka një dëshirë të qartë për një dasmë tradicionale. “Babai im nuk më jep pa ma bërë një dasmë. Nuk më jep mua,” tha ajo me shaka, duke theksuar rëndësinë që ky moment ka për familjen e saj.
Kujtojmë se Kida u fejua në dhjetor të vitit 2024, në ditëlindjen e saj të 27-të, duke e bërë këtë moment edhe më të veçantë.
Tashmë, fansat presin me kureshtje të zbulojnë se kur do të zhvillohet ceremonia dhe si do të organizohet dasma e shumëpritur e artistes.
Burimi: https://www.instagram.com/kida/?hl=en
Foto: https://www.instagram.com/kida/?hl=en