Home ShowBiz Edisa “shpërthen” ndaj Shëndritit: “Është një lëpirës me shënime”
Edisa “shpërthen” ndaj Shëndritit: “Është një lëpirës me shënime”
0

Edisa “shpërthen” ndaj Shëndritit: “Është një lëpirës me shënime”

0
0

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Edisa, ka bërë deklarata të forta gjatë një interviste në emisionin “Big Brother Radio” me Elona Duron, ku foli pa doreza për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë bisedës, ajo u ndal veçanërisht te raporti me Shëndritin, duke kujtuar edhe momentet e vështira emocionale që ka përjetuar gjatë qëndrimit në BBV.

“Nuk e kuptuan pse unë qava, ndërkohë ishte se doja t’i thosha shumë gjëra, por jo, e qava. Nuk doja të shaja,” u shpreh Edisa, duke iu referuar një debati të ndodhur në zonën e divaneve jeshilë.

E pyetur për mendimin e saj aktual për Shëndritin, ajo nuk hezitoi të japë një koment të drejtpërdrejtë dhe kritik:

“E kam thënë dhe i rri koherente… për Shëndritin vazhdoj të them se është një lëpirës me shënime, një gradë tjetër lëpirësi. Ka thënë vetë që ka mbajtur shënime për Big Brother,” deklaroi ajo.

Sipas Edisa-s, edhe afrimiteti mes Shëndritit dhe Selinës nuk ka qenë spontan, por pjesë e një strategjie loje për të fituar vëmendje dhe mbështetje nga publiku.

“Mendoj se ai e dinte që kjo marrëdhënie do pëlqehej dhe do bëhej virale. Selina ishte e faktorizuar dhe kjo do ta ndihmonte edhe atë të faktorizohej,” shtoi ish-banorja.

Deklaratat e saj kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke rikthyer në qendër të diskutimeve marrëdhëniet dhe strategjitë e banorëve, edhe pas përfundimit të eksperiencës së tyre në “Big Brother VIP Albania”.

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=tTmADpZzl1M
Foto:  https://www.youtube.com/watch?v=tTmADpZzl1M