Spektakli “Ferma VIP” ka marrë sërish vëmendjen e publikut me një hyrje krejt të pazakontë. Klod Dedja është bërë fermeri më i ri i formatit, duke zgjedhur një mënyrë sa origjinale, aq edhe simbolike për t’u prezantuar.
Ai u shfaq duke i hipur gomarit mbrapsht, një skenë që tërhoqi menjëherë vëmendjen e banorëve dhe publikut. Për këtë zgjedhje të veçantë, Dedja dha edhe një shpjegim filozofik:
“Është një ironi e madhe që do e çoj edhe në fermë. Duke ecur mbrapsht, do ecësh shumë përpara”, u shpreh ai.
Momenti nuk kaloi pa reagime. Ka qenë Iliri ai që doli në oborr për ta pritur Klodin, duke e shoqëruar brenda dhe duke vlerësuar hyrjen e tij ndryshe nga të tjerët.
Me këtë debutim unik, Klod Dedja premton të sjellë dinamika dhe energji të reja në “Ferma VIP”, duke zgjuar kureshtjen e publikut për rolin dhe strategjinë e tij në vazhdim.
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=McjZ_VJEzqg
Foto:https://www.youtube.com/watch?v=McjZ_VJEzqg