Largohen për pak kohë, por e gjejnë shtëpinë përmbys, e frikshme ajo që i ndodhi Orindës dhe Turit
Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë një prej çifteve më të dashura për publikun.
Ata i shohim vazhdimisht nën shoqërinë e njëri tjetrit gjithnjë e më të dashuruar.
Së fundmi ata janë përballur me një situatë sa qesharake aq edhe të pakëndshme.
Janë larguar vetëm pak kohë nga shtëpia dhe e kanë lënë vetëm qenin e tyre, i cili është pak të thuhet se është ndier xheloz.
Turi ka hedhur një video në instastory, ku tregon gjendjen e shtëpisë pasi janë kthyer.
Qeni ndodhej i shtrirë poshtë tavolinës, ndërsa shtëpia ishte kthyer përmbys.
Kudo nëpër dyshime gjeje letra të grira, pjata plastike, copa ushqimi dhe çdo gjë përmbys.
Krahas videos Turi ka shkruar me humor: “Guxoni dhe më lini vetëm herë tjetër!”
Çifti e ka shprehur vazhdimisht dashurinë e madhe që kanë për kafshët, ndërsa edhe në instagram shohim vazhdimisht foto me qenin e tyre.
Link: https://www.instagram.com/turjanhysko/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxVJt5MJ_Rm/