Sezoni i 6 i spektaklit “Dance with me” në “Tv Klan”, do të nisë mbrëmjen e 23 shtatorit, ndërsa tashmë janë konfirmuar të gjithë vipat që do të marrin pjesë.
Në një njoftim zyrtar në faqen e spektaklit mësojmë se këtë vit do të konkurojnë 5 çifte dhe konkretisht:
Kejvina Kthjella dhe Eduard Ndocaj
Eva Murati dhe Ermal Peçi
Florian Agalliu dhe Era Rusi
Valer Kolnikaj me Stela Kotrin
Eliona Pitarka me Mateus Frokun
Ndërkaq spektakli vjen këtë vit me ndryshime në juri, ku ndryshe nga vitet e kaluara mungon Robert Aliaj, në vend të tij në juri do të shohim Gentian Zenalaj.
Pjesë e jurisë janë gjithashtu Enada Hoxha dhe Valbona Selimllari.
Nën regjinë e Vera Grabockës dhe drejtimin e Alketa Vejsiut, spektakli pritet të sjellë surpriza dhe emocione të veçanta për audiencën.
https://www.instagram.com/p/B2ee87_nBlV/Link: https://www.instagram.com/p/B2ee87_nBlV/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByC30WAH3be/