Home ShowBiz “Gruaja jote s’paska burrë”, Mira Kazhani i kthen reston Jul Dedës
“Gruaja jote s’paska burrë”, Mira Kazhani i kthen reston Jul Dedës
0

“Gruaja jote s’paska burrë”, Mira Kazhani i kthen reston Jul Dedës

0
0

Gazetarja Mira Kazhani ka vendosur ti kundërpërgjigjet aktorit Jul Deda pas reagimeve të tij ofenduese kundrejt shkrimit të saj për banorët e Astirit.

Në këtë shkrim Mira ka rreshtuar disa arsye se përse protesta e banorëve të kësaj zone nuk fitoi simpatinë e njërëzve dhe nuk u përkrah ashtu siç ndodhi me protestën e studentëve.

Ajo përmendi gjithashtu edhe intervistën e një gruaje që shuma prej 130 milion lekësh kompensim i dukej qesharake.

Por mendimet e Mirës nuk kanë gjetur përkrahjen e aktorit i cili jo vetëm që nuk e ka mbështetur këtë shkrim, por ka shkuar edhe më tej duke e fyer gazetaren.

“Kësaj gazetaruces populiste që protesta e banorëvë të Astirit i duket dështim, gjejini një burrë të qetësohet se gjynaf”, shkruan aktori në reagimin e tij.

Por Mira nuk e ka lënë me kaq ajo i kthen reston aktorit duke i thënë: “I dashur Juli është e vërtetë që nuk kam akoma një burrë. Me sa shof as gruaja jote nuk ka”

Mira Kazhani

Link: https://www.instagram.com/mirakazhanii/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B284AKfJ0qa/https://www.instagram.com/p/B4ZmppIl_mn/