Aurela këndon me të bijën 3 vjeçare këngën e Stresit dhe Eli Farës, vogëlushja një ëmbëlsirë
Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe është nënë e dy vajzave të cilat mesa duket do të trashëgojnë talentin e të ëmës në fushën e muzikës.
Ajo ka postuar në instagramin e saj një video me vajzën e vogël e cila është vetëm 3 vjeç, por që mesa duket ka filluar të këndojë që tani.
Në këtë video këngëtarja dhe e bija këndojnë këngën e Stresit dhe Eli Farës, këngë me të cilën ata konkurojnë në festivalin e fundvititi në “RTVSH”.
Vogëlushja duket shumë e këndshme ndërsa imiton fjalët e së ëmës e cila këndon vargje nga kjo këngë.
Krahas videos së shpërndarë në isntagram këngëtarja shkruan: “Hajde shpirti.. ne të dyja kemi orarin e këngës në 12 të natës. Edhe me këtë rast këndojmë këngën e shoqes së mamit, Eli Farës edhe pak duet po të la Stresi.. jam e jam e jam si bohem”
Vogëlushja duket kaq e ëmbël në këtë video dhe me siguri do t’ua bëjë ditën edhe më të bukur.
https://www.instagram.com/p/B57yuc_AZPp/Link: https://www.instagram.com/p/B57yuc_AZPp/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3FV7KNgtWz/