Home ShowBiz “Si mund të festoj sot…”, Vesa merr mesazhin më prekës nga një fanse
“Si mund të festoj sot…”, Vesa merr mesazhin më prekës nga një fanse
0

“Si mund të festoj sot…”, Vesa merr mesazhin më prekës nga një fanse

0
0

Këngëtarja e njohur Vesa Luma ashtu si shumë personazhe të tjerë ka uruar me rastin e Krishtlindjeve të gjithë miqtë dhe fansat e saj.

Vesa i uron të gjithë përmes një fotoje të përbashkët, ku ata të tre shfaqen të lumtur nën shoqërinë e njëri tjetrit.

Por në morinë e urimeve që ka marrë Vesa, ka shkëputur një mesazh në veçanti i cili e ka prekur në shpirt këngëtaren.

Një ndjekëse e saj i ka dërgur Vesës një foto ku ajo, Big Basta dhe Liam pozojnë me një fanse të tyre.

Vajza në foto nuk jeton më, pasi humbi jetën tragjikisht nga tërmeti i 26 nëntorit dhe këtë e ka bërë të ditur vetë personi që i ka dërguar foton Vesës.

“Këtë ëngjëll na e mori Zoti nga tërmeti, vetëm të shihje lumturinë e saj, kur më tregonte fotot që kishte bërë me ju”, shkruhet sipër fotos të cilën Vesa e ka shpërndarë në instastory ndërsa shkruan: “Si mund të festoj sot, ky mesazh ma preku shpirtin”.

Vesa, Big Basta dhe Liam kohët e fundit janë duke jetuar në Zelandën e Re, ku edhe po festojnë festat e fundvitit.

Vesa Luma

Vesaaaa

Link: https://www.instagram.com/vesaluma/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BoDtlVujxs9/