Këngëtari i njohur Gent Fatali është përfolur së fundmi për një lidhje me motrën e Loredanës, Rozafa Zefin.
Ai asnjëherë nuk e ka pranuar që mes tyre ka një lidhje, por në emisionin “Glamour Zone”, i nxitur edhe nga moderatorja Genti e ka pranuar që është 51% i lidhur me Rozafën, ndërsa tha se është I lumtur 100%.
Si fillim ai ka hezituar ta pranojë lidhjen, duke dhënë një përgjigje as po, as jo, por përballë sfidës me speca djegës ka vendosur që në fakt të zgjedhë përgjigjen e pyetjes dhe në njëfarë mënyre e konfirmoi lidhjen me motrën e reperes.
Ai tha gjithashtu se nuk I pëlqen femrat e showbizit dhe së nuk do ta lidhej asnjëherë me një prej tyre.
Gentit i pëlqejnë femrat e thjeshta, ato që nuk janë të njohura dhe prandaj mesa duket ka preferuar motrën e Loredanës e cila nuk është një personazh publik ashtu si reperja.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=eQNgJsm5Us0
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B21pVz0hxyy/