Home ShowBiz E propozoi live në studio, çifti rrëfen si nisi historia, Blerina: “I shkruajta vetë e para”
E propozoi live në studio, çifti rrëfen si nisi historia, Blerina: “I shkruajta vetë e para”
0

E propozoi live në studio, çifti rrëfen si nisi historia, Blerina: “I shkruajta vetë e para”

0
0

Moderatori Ardit Roshi dhe partnerja e tij Blerina Bajko janë vënë në qendër të vëmendjes gati një javë më parë, pas një propozimi unik live në mes të emisionit.

Në fund të spektaklit “Këndo këngën time”, Arditi ka ftuar Blerinën në studio, është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar live duke emocionuar të gjithë publikun në sallë dhe atë para ekranit.

Gjithë ky propozim ka ngjallur mjaft interes sidomos për historinë e tyre të dashurisë, të cilën ata të dy e kanë rrëfyer në emisionin “Soiree” në “Top Channel”.

Ata kanë treguar se si janë njohur nga shoqëria e përbashkët gati 3 vite e gjysmë më parë, por historia e tyre lindi vetëm para një viti.

Blerina tregon se kur u kthye nga Italia i ka shkruar vetë e para Arditit, ndërsa thotë se nuk e di as vetë përse ndodhi që i shkruajti, por që nga ai momenti rrodhi gjithçka që solli propozimin në studio.

Blerina është vajza e Agim Bajkos dhe thotë se i pari që e ka marrë në telefon pas asaj që ndodhi në studio është pikerisht i ati.

Ai sigurisht është shprehur i lumtur për atë që ndodhi në studio, ndërsa vetë Blerina rrëfen se në fakt nuk e priste dhe se padyshim është emocionuar.

https://www.instagram.com/p/B7WoIjZAEeh/

Link: https://www.instagram.com/p/B7WoIjZAEeh/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7Ta7egAF6_/