Zëri bëri 11 muaj dhe Elita sapo na zbukuroi ditën me videot dhe fotot më të bukura të tij
Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër të një djali në fund të shkurtit të vitit të kaluar.
Vogëlushi me emrin Zëri tashmë është rritur dhe sot feston 11 mujorin e lindjes.
Me këtë rast mami Elita ka postuar disa foto shumë të bukura të te birit i cili duket shumë i ëmbël ndërsa buzëqesh i lumtur.
“11 muajsh, drita e nënës, sheqeri i nënës”, shkruan Elita në fotot e të birit i cili sapo na i zbukuroi ditën me pozat e tij të këndshme.
Elita ka postuar gjithashtu edhe disa video ku vogëlushi shfaqet tejet i përqëndruar me një telekomandë në duar.
Moderatorja dhe reperi u martuan gati një vit e gjysmë më parë në një ceremoni shumë të veçantë me miq dhe familjarë.
Ata i shohim gjithnjë aktive në rrjetet sociale ku postojnë vazhdimisht foto me njëri tjetrin, por edhe me vogëlushin i cili është protagonist në një pjesë të mirë të postimeve të tyre.
Link: https://www.instagram.com/elita.rudi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5tAXMqFFaT/