Home ShowBiz Rudina rrëfen për herë të parë arsyen e divorcit, ja përse rashë në dashuri me Markun
Rudina rrëfen për herë të parë arsyen e divorcit, ja përse rashë në dashuri me Markun
0

Rudina rrëfen për herë të parë arsyen e divorcit, ja përse rashë në dashuri me Markun

0
0

Aktorja Rudina Dembacaj e cila së fundmi është vënë në qendër të vëmendjes që pasi bëri publike lidhjen e saj me ish deputetin Mark Froku, për herë të parë ka folur për arsyet e divorcit dhe marrëdhënien e re në jetën e saj.

E ftuar në emisionin “Rudina” në “Tv Klan”, aktorja tha se divorci nuk ishte i thjeshtë, por ata të dy e kuptuan që nuk fuksionon si çift dhe për këtë arsye ishte më e drejtë ti jepnin fund martesës.

Rudina thotë gjithashtu se me Markun njihej vite më parë, por ka rënë në dashuri me të, kur ishte totalisht single.

Për herë të parë aktorja tregon se ndihet totalisht e dashuruar me ish deputetin dhe se nuk dëshiron ta fshehë një gjë të tillë.

E pyetur nga moderatorja e emisionit nëse e ka sërish në plan martesën, aktorja thotë se për momentin ajo dhe Markun po shijojnë dashurinë, por sigurisht që një ditë do të martohen.

Ajo shtoi gjithashtu se të dy janë veriorë dhe se tek Marku ka parë të gjitha vetitë e burrnisë që ka babai i saj, ndërsa tek familja e tij ka gjetur të gjithë traditën familjare me të cilën është rritur.

Aktorja e pranoi se ka rënë kokë e këmbë në dashuri me ish deputetin dhe se tek ai ka gjetur shokun me të cilin bën humor dhe qesh gjatë gjithë kohës dhe një partner mbështetës të çdo ideje

Rudina e pranoi për herë të parë ndarjen para pak kohësh në emisionin “Wake up” në “Top Channel”, ku tregoi se kishte nisur procedurat e divorcit që në maj të vitit që shkoi, ndërsa pak javë më pas vendosi të bëjë publike lidhjen e saj të re.

https://www.youtube.com/watch?v=rh4svyakIdA

Link: https://www.youtube.com/watch?v=rh4svyakIdA

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6_eVKpntf_/