Meghan dhe Harry drejt divorcit.. zbulohet çfarë fshihet pas lajmit që po bën bujë mediatike
Pasi hoqën dorë nga titujt mbretërore, Harry dhe Meghan janë duke u përballuar me një tjetër situatë aspak të këndshme.
Kohët e fundit në media po qarkullojnë disa thashetheme se ata të dy mund të jenë në prag divorci.
Një burim për Life and Style tha se marrëdhënia e çiftit ka qenë e tensionuar prej disa muajsh kjo për shkak të influencës negative që kanë patur disa lajme jo fort të mira në media.
Edhe pse Harry do të bënte çdo gjë për Meghan, nuk ka mundur dot të mos ndikohet nga kritikat negative që kanë marrë së fundmi ai dhe bashkëshortja e tij.
Por përveç kontrollit të vazhdueshëm mediatik, marrëdhënia e tyre e tensionuar shpjegohet edhe me faktin se ata vetë vijnë nga familje me prindër të divorcuar.
Megjithatë ky fakt sipas ekspertëve mund të ndikojë që ata të dy të veprojnë ndryshe nga prindërit e tyre.
As Meghan dhe as Harry nuk janë rritur në një familje të qëndrueshme dhe për ta është shumë e rëndësishme që të mos ndodhë e njëjta gjë me Archin.
Ndërkaq në vijim të thashethemeve në një tjetër media qarkulluan lajmet se ata të dy mund të ndahen pas tre apo 5 vitesh dhe se për këtë kanë rënë darkord paraprakisht.
Megjithatë deri tani gjithçka mbetet në kuadrin e thashethemeve, pasi ata të dy edhe pse vijnë nga familje të divorcuara, mund të dëshirojnë të japin një tjetër shembull për fëmijën e tyre, atë të një familjeje të shëndoshë.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7EaGS_Jpb9/