Loredana dhe Mozzik janë prindër të një vajze që sapo ka mbushur një vjeç.
Vogëlushja Hana pas ndarjes së prindërve është duke jetuar me të ëmën, por e kemi parë të kalojë shumë kohë edhe me të atin.
Reperja ka postuar së fundmi një video ku protagoniste është Hana e cila po shikon prindërit duke kënduar së bashku dhe ka një reagim që na la pa fjalë.
Vogëlushja lëviz fillimisht dhe duket sikur po kërcen, ndërsa më pas del para ekranit ngre gishtin tregues dhe thotë “jo jo jo” në gjermanisht.
Nuk e dimë se çfarë nuk aprovon vogëlushja tek kënga e prindërve, por në sfond dëgjojmë zërin e Loredanës që fillon të qeshë me reagimin e së bijës kundrejt videos që po sheh.
Link: https://www.instagram.com/loredana/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5fbYwXFaV5/