Home ShowBiz Joni emocionon Arbanën, kjo është kartolina më e bukur për 8 mars
Joni emocionon Arbanën, kjo është kartolina më e bukur për 8 mars
0

Joni emocionon Arbanën, kjo është kartolina më e bukur për 8 mars

0
0

8 marsi, dita e gruas po afron dhe ajo me të cilën hasemi shpesh në ditë të tilla janë urimet e veçanta sidomos të fëmijëve për nënat.

Me këtë rast nuk kishte si të mungonte kartolina e urimit të Jonit për Arbanën.

Moderatorja ka postuar në instagram një foto të kartolinës ku shkruhet me shkrim dore në anglisht një urim shumë unik.

“Mami unë e di që ti më do, ti e tregon dhe kujdesesh për mua. Ti më përqafon mua dhe më flet ëmbël. Kur unë kam nevojë për ty, ti je gjithmonë aty. Mami do të të dua gjithmonë. Nga zemra dua të të them që jam shumë i lumtur që ti je mami im. Gëzuar ditën e nënës”, shkruan Joni në kartolinën e tij ku ka pikturuar edhe një lule.

Ndërsa moderatorja e ka shoqëruar kartolinën me një koment ku e quan vetën nënën më me fat në botë.

Nuk e dimë nëse fjalët i ka shkruar Joni apo dikush tjetër e ka ndihmuar, por me siguri idea ka qenë e tij.

Djali i Arbanës ka ardhur në jetë në mars të 2015 dhe për pak ditë feston  5 vjetorin e lindjes.

Arbana Joni

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4NI12Agaf-/