Vetëizolimi është një nga ato periudhat kur mund të mësosh të gatuash, të këndosh, të kërcesh, të aktrosh dhe të zhvillosh shumë arte të tjera duke zbuluar ndonjëherë edhe talente që nuk i dije se i kishe.
Besi dhe Xhensila kanë vendosur që ditët e tyre në shtëpi ti kalojnë në mënyra nga më të ndryshmet, duke luajtur me Ajkën apo edhe duke kërcyer me njëri tjetrin si në videon e fundit të postuar në instagramin e Xhensilës.
Këngëtarja dhe Besi po kërcejnë në kushte shtëpie dhe në një momente pengohen në këmbët e njëri tjetrit dhe përfundojnë në shesh.
“Mos e provoni në shtëpi! Kur nuk shkon ashtu siç duhet! Këndoni, vallëzoni, rrëzohuni, lutini, besoni, jetoni me njëri tjetrin dhe për njëri tjetrin”, shkruan këngëtarja krahas videos që i ka bërë të qeshin me lotë fansat e tyre.
https://www.instagram.com/p/B9xSJFQhB4d/Link: https://www.instagram.com/p/B9xSJFQhB4d/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3HHyT_hjMX/