Karantina e shtron Markun në punë, Rudina publikon videon e ish deputetit me furçë në dorë
0
0
Të qëndruarit në shtëpi duket se ka të mirat e veta sidomos kur të duhet me se s’bën të kalosh kohën.
Në këto kushte ndodh që të bësh punët që i kishe lënë mënjanë për shkak të mungesës së kohës.
Kështu ka ndodhur edhe me partnerin e aktores Rudina Dembacaj.
Ish deputeti Mark Froku ka vendosur që të lyejë kangjellat e oborrit të shtëpisë duke kaluar kështu kohën dhe duke u marrë me punë.
Aktorja që ka shpërndarë videon e tij në instagram ndërsa filmon dëgjohet të thotë me humor: “Po zgjati dhe pak karantina, ky do na lyejë gjithë lagjen”, duke treguar kështu zellin që po tregon ish deputeti me punët e shtëpisë.
Link: https://www.instagram.com/rudinadembacaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9H5dvOn3in/