Home ShowBiz Pasi i zbuluan “lidhjen”, reagon për herë të parë Fifi “Ka ardhur koha për ndryshime..”
Pasi i zbuluan “lidhjen”, reagon për herë të parë Fifi “Ka ardhur koha për ndryshime..”
0

Pasi i zbuluan “lidhjen”, reagon për herë të parë Fifi “Ka ardhur koha për ndryshime..”

0
0

Pak ditë më parë, pothuajse të gjitha mediat rozë u fokusuan tek këngëtarja Fifi dhe historia e saj e dashurisë me djalin misterioz të cilit i nis emri me Xh.

Këngëtarja ka folur shpesh në media për këtë dashuri të pamundur dhe krahas një komenti në instagram ajo kishte bërë tag një djalë me emrin Xhulio.

Kaq mjaftoi që të aludohej se djali ishte i dashuri i Fifit, ose të paktën dashuria e saj e pamundur.

Megjithatë sot Fifi ka reaguar përmes një postimi duke shpjeguar të gjithë situatën.

“Mendoj që ka ardhur koha për ca ndryshime. Unë jam këngëtare, tekstshkruese, kompozitore. Mendoj që Fifi mjafton të merreni me të, ndërkohë që jetën private dua ta mbaj private deri kur të ketë diçka konkrete më besoni do t’ua them vetë. Me shumë dashuri Fifi”, përfundon mesazhin këngëtarja.

Duket në fakt sikur përmes këtij postimi ka dashur të tregojë se nuk është e lidhur ashtu siç përflitet së fundmi, megjithatë gjithçka mbetet për t’u parë në vijim.

fifi

Link: https://www.instagram.com/fifi.official.fr/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-X66wbA0py/