Sara Hoxha e dashura e këngëtarit Ledri Vula është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes që pasi u zbulua lidhja me këngëtarin.
Ata të dy kanë kohë bashkë dhe mesa duket gjërat janë serioze, pasi ajo është njohur edhe me prindërit e këngëtarit të cilët janë shprehur të lumtur në një intervistë për lidhjen mes tyre.
Në një foto të postuar së fundmi në instagram një prej ndjekësve i shkruan Sarës: “Ke bërë buzët se s’ka mundësi”, por ajo që na habit më shumë sesa pyetja është përgjigjia e Sarës.
“E mo mirë se s’ka ndonjë gjë të keqe”, përgjigjet Sara duke e shoqëruar përgjigjen me disa emoji që qeshin me lot.
Me anë të kësaj përgjigjeje Sara duket se e pranon që ka bërë buzët dhe për të nuk ka asnjë gjë të keqe.
https://www.instagram.com/p/B_ftrlvq-RQ/Link: https://www.instagram.com/p/B_ftrlvq-RQ/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9mP7hBnllp/