Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj që kur janë rikthyer bashkë, i shohim gjithnjë e më shpesh aktivë në rrjetet sociale.
Këtë herë ata të dy kanë vendosur të realizojnë kërcimin e famshëm të tik tokut ku ndërrojnë rrobat bashkë.
Jonida vesh rrobat e Romeos, ndërsa Romeo vesh fustanin e Jonidës.
Ata të dy ndodhen përballë pasqyrës së një tualeti dhe në momentin që fikën dritat Romeo shfaqet me fustanin e Jonidës, ndërsa këngëtarja ka veshur robat dhe kapelen e aktorin ndërsa lëvizin bëjnë lëvizjet e njëri tjetrit.
Videoja është shumë gazmore dhe të shohësh Jonidën me rrobat e Romeos dhe anasjelltas është akoma edhe më qesharake.
Kjo nuk është herë e parë që ata të dy realizojnë video të këtij lloji.
Kohët e fundit i kemi parë shpesh nën shoqërinë e njëri tjetrit duke sjellë momente të këndshme me kërcimet e tyre.
Link: https://www.instagram.com/jonidamaliqi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6-_zVlHwJA/, https://www.instagram.com/p/B70mtacFby6/