Të gjithë e mbajmë mend aktoren e njohur turke Meryem Uzerli e cila u bë e famshme për rolin e Hyrremin në serialin turk “Sulltani i madhërishëm”.
Ajo është akuzuar shpesh për ndërhyrje në fytyrë, një pjesë të të cilave madje edhe i ka pranuar, por këtë herë duket se i ka befasuar të gjithë me ndryshimet në look dhe me mënyrën e veshjes.
Ajo ka postuar në instagram disa foto ku shfaqet shumë e dobët, me flokë të zeza të shkurtëra dhe gati nuk njihet.
Mirëpo ajo që ju ka bërë më shumë përshtypje të gjithëve është veshja e saj.
Në njërën prej fotove ajo pozon vetëm me mbathje, ndërsa sipër ka veshur një këmishë bardh e zi, kombinuar me një rrip mesi.
Këto foto kanë habitur shumë fansat e aktores të cilët gati nuk e kanë njohur me pamjen e re, pasi jemi mësuar ta shohim gjithmonë me flokë të gjata të kuqe.
https://www.instagram.com/p/CAV6R9oBez2/Link: https://www.instagram.com/p/CAV6R9oBez2/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwzuraNh5wE/