Home ShowBiz Ribashkohen pas 9 muajsh ndarje… modelja dhe këngëtari nuk rrinë dot larg njëri tjetrit
Ribashkohen pas 9 muajsh ndarje… modelja dhe këngëtari nuk rrinë dot larg njëri tjetrit
0

Ribashkohen pas 9 muajsh ndarje… modelja dhe këngëtari nuk rrinë dot larg njëri tjetrit

0
0

Modelja e njohur Bella Hadid dhe këngëtari The Weeknd ishin të lidhur për një kohë të gjatë, por raporti i tyrë përfundoi 9 muaj më parë.

Megjithatë ata duket se nuk po rrinë dot larg njëri tjetrit, pasi shpesh herë i shohim teksa përpiqen ta rindërtojnë marrëdhënien e tyre.

Burime për E-News deklarojnë se modelja dhe këngëtari kanë filluar të flasin sërish me njëri tjetrin dhe duket se po përpiqen të rregullojnë marrëdhënien mes tyre.

Modelja 23 vjeçare dhe këngëtari 30 vjeçar kanë qenë bashkë me disa shkëputje për një periudhe kohore 4 vjeçare.

Bella dhe këngëtari filluan të dilnin që në prill të 2015, por dolën hapur për herë të parë në nëntor të 2016.

Vetëm pak më kohë pas daljes së parë publike çifti i dha fund marrëdhënies dhe këngëtari u lidh për gati 10 muaj me këngëtaren Selena Gomez, marrëdhënia me të cilën përfundoi në tetor të 2017.

Më pas Weeknd dhe Bella u panë sërish bashkë, por edhe këtë herë nuk zgjati shumë, megjithatë duket se tashmë po përpiqen ta rregullojnë marrëdhënien mes tyre dhe nuk është çudi që ti rishohim sërish bashkë.

Link: https://www.usmagazine.com/celebrity-news/news/bella-hadid-the-weeknd-are-in-touch-again-9-months-after-split/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/photo-of-couple-sitting-on-bench-3404388/