Jonida Vokshi dhe partneri i saj Besnik Krapi do të bëhen shumë shpejt prindër të një vajze.
Aktorja e njohur e zbuloi pak kohë më parë gjininë e bebit ndërsa tashmë i ka bërë thuajse gati të gjithë gjërat e vajzës.
Ajo ka postuar në instagram një video ku e shohim të tregojë dollapin me të gjitha rrobat, biberonat dhe aksesorët që i duhen vajzës sapo të vijë në jetë.
“I shoh nga 40 herë në ditë dhe nuk ngopem”, shkruan Jonida krahas rrobave dhe gjithë gjërave që ka përgatitur për vajzën.
Në një intervistë të disa ditëvë më parë Jonida ka treguar se si vendosi së bashku me Besnikun për emrin e vajzës ndërsa ishin duke parë një film së bashku.
Sapo e dëgjuan emrin e personazhit, aktorja tha se u panë njëherë në sy dhe mbaroi muabeti, por gjithsesi nuk e tregoi emrin të cilin e ka mbajtur surprizë për ditën kur vogëlushja do të vijë në jetë.
Link: https://www.instagram.com/jonidavokshiofficial/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAXhGLjDgNB/