“Me ty pranë jam gruaja më e lumtur..”, Rezarta i dedikon Ermalit fjalët e rralla për ditëlindje
Bashkëshorti i Rezarta Shkurtës, Ermal Hoxha feston sot ditëlindjen dhe Rezarta ka vendosur ti dedikojë një mesazh shumë të veçantë në rrjetet sociale.
Me një foto ku pozojnë së bashku Rezarta shkruan: “Kur u njohëm të dy shumë të rinj, numëronim çdo vit ditëlindjet e njeri tjetrit. Sot numërojmë se sa shumë ëndrra kemi realizuar së bashku. Uroj të plakemi bashkë dhe të numërojmë ëndrrat e nipërve dhe mbesave tanë. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e madhe. Me ty pranë jam gruaja më e lumtur në botë”
Rezarta dhe Ermali janë të martuar prej vitesh dhe kanë një vajzë së bashku.
Rezartën e shohim të postojë herë pas here foto familjarë së bashku me Ermalin me të bijën ku nuk kanë munguar deklaratat e dashurisë dhe postimet romantike.
Link: https://www.instagram.com/kleahuta/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B77_UouJim7/