Reperi Stresi dhe partnerja e tij Kejsi duket se janë ftohur sërish dhe këtë e kemi vënë re me disa postime të Kejsit si dhe faktin që ata nuk ndiqen më të në rrjetet sociale.
Duket se dyshja e famshme janë ndarë sërish, pas një periudhe ribashkimi, megjithatë asnjë prej tyre nuk ka folur lidhur me këtë çështje.
Ajo që në fakt na ra në sy së fundmi, është një postim i Kejsit e cila shkruan: “Koha do ta tregojë”, duke mos shpjeguar asnjë gjë tjetër.
Nuk e dimë kujt i referohet ajo me këtë postim, por shpesh herë e kemi parë me reagime të ndryshme të cilat lidhen herë pas here me reperin.
Ajo dhe Stresi e rregulluan marrëdhënien mes tyre, pas disa muaj të ndarë, por duket se pajtimi nuk zgjati shumë, gjithsesi ende nuk e dimë se si kanë shkruar realisht gjerat mes tyre, por dimë të themi se shpesh herë janë ndarë dhe pajtuar, duke treguar se nuk rrinë dot larg njëri tjetrit.
https://www.instagram.com/p/CB0YAu8AIEX/Link: https://www.instagram.com/p/CB0YAu8AIEX/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_46WhGgfWf/, https://www.instagram.com/p/B9xIyllJdve/