Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monica janë të martuar tashmë prej 6 vitesh dhe kanë dy fëmijë bashkë.
Ata të dy i shohim shpesh aktiv edhe në rrjetet sociale ku postojnë herë pas herë foto me fëmijët.
Ish kapiteni i Kombëtares feston sot ditëlindjen dhe mes shumë urimeve nuk mungoi as ai i bashkëshortes së tij e cila ka uruar me një mesazh italisht edhe shqip.
Në një foto të Lorikut, Monika shkruan në shqip: “Urime jeta ime”, ndërsa më pas shkruan në italisht: “I bukur sa për të të lënë pa frymë, I ndërshëm si shumë pak të tjerë, i duruar me ata të që dua. Familja jote të do. Gëzuar ditëlindjen jeta ime”.
Monika dhe Loriku janë bërë prindër për herë të dytë vetëm pak muaj më parë.
Për të dy fëmijët ata kanë përzgjedhur emra shqiptarë Bojken për djalin dhe Enkeleida për vajzën.
Link: https://www.instagram.com/moniquercana/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BrGc4qBAZPL/