0
0
Moderatorja Nevina Shtylla ka denoncuar së fundmi në instagram një rast flagrant të një personi që keqpërdorte emrin e saj për të përfituar oferta dhe produkte falas.
Dikush duke u hequr si Nevina i ka kërkuar një biznesi produkte falas në këmbim të një reklame.
Këto mesazhe Nevina i ka publikuar në instagram së bashku me numrin e telefonit nga janë dërguar duke i ftuar të gjithë që të tregojnë kujdes duke mos rënë pre e mashtrimeve.
Ajo tha gjithashtu se nuk është përdorur vetëm emrin i saj, por edhe i shumë personazheve të tjerë dhe se ndryshon vetëm numri i telefonit, por mënyra e vjedhjes është e njëjta.
Link: https://www.instagram.com/nevinashtylla/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_cP16hjZVD/