Nuk do ta besoni se si Klea e vë në gjuhë Kridin, vogëlushi paska shije unike
Klea Huta dhe Elgit Doda janë bërë prindër të një djali tre muaj më parë.
Që prej momentit që Krid erdhi në jetën e tyre, ata të dy i shohim gjithnjë e më të “çmendur”, pas vogëlushit ndërsa postojnë foto, video e dedikime unike për të birin.
Klea ka treguar së fundi se çfarë heq për ta vënë në gjumë vogëlushin i cili duket se paska shije të veçanta për muzikë.
Ajo ka postuar një video ku shfaqet me një tharëse në dorë ndërsa shkruan: “Kush është mastrosleepi juaj mama, ndërkohë pas atij çasti sublime në backstage, kemi edhe arsenalin që shumë shpejt them do bëj pauuu”.
Ndërsa në një tjetër video me vogëlushin në karrocë Klea tregon se Krid ka qejf vetëm zhurmat live, çka do të thotë se muzikën e ka në gjak njësoj si i ati.
“I kemi provuar të gjitha zhurmat e YouTube dhe s’kemi lënë më app pa marrë mama. Po si përfundim kemi qejf zhurmat live, muzikant si babi. Dhe ky është një moment i shkurtër lumturie. Mezi e vëmë”, shkruan Klea në një tjetër video ku tregon se Kridin e vënë në gjumë vetëm zhurmat e improvizuara live.
Link: https://www.instagram.com/kleahuta/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEFSoZzJXu4/