0
0
Ami dhe Ermali festuan disa ditë më parë 10 vjetorin e martesës.
Aktori i bëri partneres një super surprizë me një darkë buzë detit për të celebruar 10 vite martesë dhe 15 vite njohje së bashku.
Por duket se 10 vjetori i tyre ende nuk ka mbaruar, pasi Ami ka vendosur që të hapë arkivat duke kujtuar ditën e tyre të ceremonisë.
Ajo ka postuar në instagram një foto nga dasma e tyre ku Ami është e veshur me fustanin e nusërisë dhe Ermali dhëndër.
“Vazhdojmë pak me dasmën 09.09.2010”, shkruan ajo në një foto nga dasma e tyre ku ata të dy shfaqet duke qeshur dhe shumë të lumtur në ditën e tyre speciale.
Link: https://www.instagram.com/amardatoska/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CE9mDzUpJmI/