Ermal Fejzullahu është një prej këngëtarëve më të dashur për publikun.
Ai së bashku me të shoqen dhe fëmijët kanë qenë me pushime në jug të vendit, ndërsa tashmë kanë ndërruar destinacion dhe ndodhen në Turqi.
Ermali dhe Ariana kanë postuar disa foto e video nga pushimet e tyre ndërsa i shohim gjithnjë e më të relaksuar teksa po shijojnë ditët e mbetura me temperature të larta.
Këngëtari ndërkaq ka postuar në instagram një pemë tek resorti ku po qëndron e cila e ka trungun në formën e një vazoje të rrumbullakët dhe të fryrë.
“Pak si unë e paska formën”, shkruan këngëtari krahas fotos duke e shoqëruar me emoji që qeshin me lot.
Ermali ka treguar disa herë edhe nëpër intervista se e vetmja gjë për të cilën Ariana e kritikon vazhdimisht është fakti që ha shumë.
Edhe pse këngëtari ka nisur disa herë të mbajë dietën duket se nuk ja ka dalë asnjëherë ta çojë deri në fund duke dështuar në këtë drejtim.
Link: https://www.instagram.com/ermal.fejzullahu/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7vmpQQBVNv/