Gold Ag, reperi i njohur kosovar do të bëhet baba për herë të parë pas dy muajsh.
Lajmin e ka dhënë vetë ai në një intervistë për “Prive”, ku tregoi se shumë shpejt familja e tyre do të shtohet me një pjestar të ri.
Reperi u martua disa muaj më parë me brunen simpatike Ermira Shkodra të cilën e prezantoi për të gjithë në muajin qershor ku e pamë me disa foto shumë të veçanta në rrjetet sociale.
Ai nuk e ka zbuluar gjininë e bebit, ndërsa gjatë intervistës ka treguar se nuk është e rëndësishme gjinia, por fakti që fëmija të jetë i shëndetshëm.
Një pjesë e intervistës është realizuar në xhami, pasi këngëtari është shumë besimtar dhe madje theksoi se fëmijën e tij do ta rrisë siç thotë feja.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=UclbIEtXCHk
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CE1mJa6F0s_/