Home ShowBiz Filmohet duke qarë në vendin ku i propozoi, aktori nuk e kapërcen dot ndarjen
Filmohet duke qarë në vendin ku i propozoi, aktori nuk e kapërcen dot ndarjen
0

Filmohet duke qarë në vendin ku i propozoi, aktori nuk e kapërcen dot ndarjen

0
0

Ndarja e këngëtares Demi Lovato nga partneri i saj aktori Max Enrich bëri shumë bujë në media.

Ajo dhe Max i dhanë fund vetëm dy muaj pas fejesës dhe propozimit të famshëm buzë detit.

Por ndërsa këngëtarja duket se po e kalon lehtë ndarjen, nuk mund të themi të njëjtën gjë për aktorin.

Max është parë së fundmi shumë i trishtuar dhe duke qarë në vendin ku i ka propozuar këngëtares.

Ai ka qëndruar për një kohë të gjatë duke shëtitur në plazhin e Malibu-së, pikërisht në vendin ku disa muaj më parë u ul në gjunjë për ti propozuar këngëtares.

Sipas mediave të huaja duket se Max nuk po e pranon dot ndarjen dhe madje ka tentuar të komunikojë edhe me familjarët e këngëtares, por nga ana e saj duket se gjithçka ka marrë fund.

Ajo madje ka fshirë të gjitha fotot në instagram dhe ka vendosur që ta mbyllë këtë kapitull.

https://www.youtube.com/watch?v=VOHsbij8gQw

Link: https://www.youtube.com/watch?v=VOHsbij8gQw

Burimi i lajmit: https://www.tmz.com/2020/10/11/demi-lovato-ex-fiance-max-ehrich-sulk-sad-beach-propsal/

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/9VPtNW84vGI