Modelja e njohur Adrola Dushi është përfolur gjatë së fundmi sa i takon jetës së saj private.
Në mediat online ajo u përfol gjatë për një lidhje dashurie me një personazh të njohur në Kosovë, por që Adrola në fund i mohoi të gjitha zërat.
Aktualisht ajo nuk ka dhënë detaje lidhur me jetën private duke e lënë gjithmonë me pikëpyetje, ashtu siç ka bërë edhe në intervistën e fundit dhënë për rubrikën “After Party” për moderatoren Luana Vjollca.
Kur është pyetur nëse është në një lidhje apo single Adrola ka preferuar të mos flasë fare duke e kaluar këtë pyetje me një buzëqeshje.
Adrola është përgjigjur gjithashtu edhe për shumë pyetje të tjera duke shuar kuriozitetin e fansave.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=P8tvJuKCZ48
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CF99wOCB5KP/