Media britanike “The Sun”, publikoi disa ditë më parë një artikull ku tregonte se xhirimi i klipit të ri të këngëtares Dua Lipa është ndaluar nga policia pasi këngëtarja është kapur duke shkelur rregullat anti Covid.
Ky lajm bëri xhiron e rrjetit dhe nuk mbeti media pa folur për incidentin në fjalë, por duket se e vërteta është ndryshe.
Këngëtarja Dua Lipa ka reaguar për herë të parë pas zërave me anë të një statusi në instagram ku tregon se kjo është një gënjeshtër e turpshme vetëm për të shitur gazetën.
Ajo shtoi gjithashtu se i është drejtuar redakisë së medias britanike përmes avokatëve të saj, pasi sipas saj kjo nuk është hera e parë që figura të njohura përbalten për qëllime përfitimi nga ana e kësaj mediaje.
Dua nuk e ka përmendur qëllimisht emrin e tabloidit britanik pasi sqaron se nuk dëshiron aspak ti bëjë reklamë.
Link: https://www.instagram.com/dualipa/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEXefpdsFHq/