Lori Hoxha festoi një ditë më parë 27 vjetorin e lindjes.
Përveç urimeve të shumta nga miq, fansa dhe familjarë të saj, mbrëmja solli një festë të vërtetë me njërëzit e saj të dashur.
Në një ambjent festiv dhe krejt të veçantë, miq dhe të afërm të Lorit festuan deri në orët e para të mengjesit nën ritmet e muzikës.
Gjatë mbrëmjes ka interpretuar këngëtarja Eneda Tarifa, ndërsa nuk mungoi argëtimi dhe ambjenti festiv.
Vetë Lori nuk ka postuar foto apo video nga mbrëmja, por ka qenë Armina Mevlani që ka treguar disa detaje nga festa dhe ambjenti ku është organizuar ditëlindja.
Lori ka veshur një crop top të mbuluar me ruaza të bardha, ndërsa flokët i ka kapur bisht.
Armina ka postuar gjithashtu disa nga momentet më të këndshme të festës ku të gjithë të ftuarit janë duke kërcyer apo duke u argëtuar nën ritmin e muzikës.
Link: https://www.instagram.com/armina_mevlani/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CF6vyf_l1_1/