Sara Hoxha dhe Ledri Vula do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë.
Sara është në fund të shtatëzanisë dhe nga momenti në moment pritet të sjellë në jetë një vajzë.
Duke qenë se është në ditët e saj ka menduar që ti punojë një reng Ledrit, reagimi I të cilit është I papërsëritshëm.
Ajo ka derdhur një gotë me ujë në fustan dhe ka bërë sikur i kanë plasur ujërat.
Më pas ka thirrur Ledrin i cili ka ardhur me vrap në kuzhinë ku ndodhej Sara ndërsa i emocionuar dëgjohet ti flasë gjithë dashuri.
“Shpirti im, jeta ime, çfarë të bëj tani”, dëgjohet të thotë Ledri tejet e emocionuar.
E pasi ka parë Ledrin në atë gjëndje, Sara nuk ka mundur dot ta mbajë të qeshurën dhe i ka treguar se është një shaka.
Këngëtari në fund e përqafon Sarën dhe betohet se do t’ja kthejë më keq këtë shaka.
“E di që kjo është një gjë e keqe dhe disi u pendova që e bëra pasi në fund duket kaq reale aq sa na erdhi keq që nuk ishte, por kjo video gjithsesi mbetet epike”, shkruan Sara krahas videos ku ka marrë me qindra komente plot humor nga miq dhe ndjekës që e kanë parë videon.
Link: https://www.instagram.com/p/CH_ILsoqaZe/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCdbYpnHr4A/