Tayna është padyshim një prej këngëtareve më në zë të momentit.
Ajo është jo vetëm e suksesshme, por edhe mjaft joshëse teksa e shohim mjaft aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria e saj, apo nga arritjet profesionale.
Ndërkohë Tayna është nga ato lloj femrash që gjithmonë kanë punuar fort dhe gjithçka ka arritur ajo ja dedikon vetes dhe punës së palodhur që ka bërë ndër vite.
Reperja ka zgjedhur kështu të postojë një shprehje mjaft motivuese duke treguar se gjithçka e ka arritur vetë, pa ndihmën e askujt.
“Unë punoj fort, i paguaj vetë faturat dhe mbaj vetë veten time. Jam e pavarur dhe kur më sheh e di që jam e gjitha unë. Mua nuk më mban njeri, unë i mbaj të tjerët. Kjo është një tjetër lloj krenarie femre”, shkruan ajo në një postim motivues të postuar në instagram.
Link: https://www.instagram.com/tayna/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIwXeheAO6k/