Albi Nako është pjesë e jurisë së “Just Dance”, një emision që vjen për herë të parë në “E Diell”, nën drejtimin e Dojna Memës.
Gjatë spektaklit të djeshëm, Albi është kapur me një konkurente 40 vjeçare, së cilës pas performancës i ka thënë: “Për mua është personazhi tipik i atyre filmave si Planeti i Majmunëve. Mendoj që në vend të garosh me këta të rinj je në moshë për t’u martuar dhe për të bërë fëmijë”
Kjo deklaratë e tij është pritur shumë keq nga publiku, të cilët kanë shpërthyer në komente negative ndaj koreografit.
E në kushtet kur askush në studio nuk reagoi, kritikat u drejtuan edhe nga personat e pranishëm aty që preferuan të heshtin.
Por duke u nisur nga konotacioni që morri kjo situatë, koreografi Albi Nako ka folur për herë të parë në Top Albania Radio duke e justifikuar gjithçka që tha me faktin që çdo gjë ishte e inskenuar dhe se me Belën njihet prej 20 vitesh e madje ajo punon për Albin.
Nako tha gjithashtu se nuk e mendonte që situata do të komentohej kaq shumë, ndërsa u justifikua sërish me faktin që një person nuk bëhet i famshëm nëse e lavdëron, por nëse bën diçka për të tërhequr vëmendjen.
Link: https://www.instagram.com/tv/CKdoqzzDfqq/?utm_source=ig_embed
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxH7Ae3p_l-/