Foto romantike me partnerin dhe detaje nga raporti i tyre, Einxhel i nxjerr “sekretet” Fjoralbës
Moderatorja Einxhel Shkira ka reaguar në instagramin e saj lidhur me mentalitetin e meshkujve shqiptar dhe mënyrën se si ata e trajtojnë një femër.
Ajo ka treguar se në fakt ekzistojnë shumë meshkuj që jo vetëm sillen keq, por duan që përmes fyerjeve ta nënshtrojnë një femër dhe ti tregojnë asaj kush është burri duke mos e kuptuar aspak në të vërtetë kuptimin e kësaj fjale.
Në kushte të tilla, ajo ka sjellë në vëmendje disa prej çifteve shembull në vend, ku mirëkuptimi dhe dashuria reciproke kanë bërë që ata të jenë deri diku modeli i çiftit perfekt.
E ndër ta ajo ka përmendur historinë mes Fjoralbës dhe partnerit të saj.
Einxhel ka postuar një foto të tyre duke u puthur ndërsa krahas fotos shkruan: “Më fal Fjor, e di që ajo nuk dëshiron të flasë për jetën e saj private, por më lejoni t’ju them që nëse pas një burri të suksesshëm ekziston një grua e zgjuar, pas një femre të suksesshme duhet patjetër të jetë një mashkull i mirëkuptueshëm, suportues dhe motivues, që gëzon për arritjet e tua dhe të lejon të manifestosh dëshirat e tua pa u trembur se mos e humbasësh, apo të ndjehet inferior prej suksesit tënd. Ai është i pari që ajo telefonon ku ka lajme të mira dhe të këqija, gratë e forta , dashurohen nga burra të fortë”
Ajo ka përmendur gjithashtu edhe historinë e Dea Mishel dhe partnerit të saj si dhe disa çifte shumë të këndshme që ka hasur në instagram.
Link: https://www.instagram.com/einxhel_shkira/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKT8W3YBlfn, https://www.instagram.com/p/CKJLIcEly0u/