Home ShowBiz Alketa në sytë e të birit, ja çfarë thotë ai për moderatoren
Alketa në sytë e të birit, ja çfarë thotë ai për moderatoren
0

Alketa në sytë e të birit, ja çfarë thotë ai për moderatoren

0
0

Moderatorja Alketa Vejsiu është treguar gjithmonë e rezervuar sa i takon jetës private.

Në rrjetet e saj sociale nuk ka qarkulluar asnjëherë ndonjë foto me fëmijët apo me të shoqin, pasi moderatorja nuk ka zbuluar asnjëherë detaje nga jeta e saj private.

Megjithatë ndonjëherë ndodh që të tregojë disa copëza dhe këtë herë është I biri që përmes një letre të shkruar në anglisht për të ëmën ka zbuluar se si është ajo në syrin e tij.

“Mami Alketa ndihmon e përkushtuar. I pëlqen të jetë në avion gjatë perëndimit të diellit në ngjyrë të verdhë apo portokalli. I pëlqen të shohë fëmijët kur mësojnë, i pëlqen të kërcejë kur dëgjon këngë si Calma. Thotë gjithmonë se liderët janë lexues të mire dhe se njohuritë janë fuqi. Është një person që dashurohet shumë nga familja e saj dhe sidomos nga i biri Lionel”, shkruhet në letrën që i biri I ka kushtuar moderatares.

Ajo e ka postuar këtë letër në instastory dhe e emocionuar ka shkruar: “Ai më emocionon gjithmonë të dua shumë, ka mama çun”.

alketa

Link: https://www.instagram.com/alketavejsiu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKeyCEjnejz/