“Më mungon..”, Lediana e lidhur jashtë…, ja surpriza për Shën Valentin që e fshiu menjëherë
Lediana Prenga, një prej vajzave të “Përputhen” që prej pak kohësh është duke kërkuar dashurinë mes djemve në program ka habitur jo pak fansat këtë Shën Valentin.
Ajo ka postuar një foto me një tufë trëndafilash të kuq, sipër së cilave formohej gërma e parë e emrit të saj me trëndafila të bardhë si dhe një arush të kuq me një pusullë ku shkruhet “Më mungon”
Por duket se Lediana është penduar shumë shpejt pasi e ka fshirë menjëherë postimin duke na bërë të dyshojmë edhe më shumë.
Analisti Meridian Ramcaj e ka ruajtur një foto nga ky postim të cilin e ka postuar në instagramin e tij ndërsa shkruan: “Mesazh dashurie në ditën e të dashuruarve dhe dhurata pafund. Kujt i mungon Lediana sot dhe me kë ndihet e dashuruar. Urime Lediana, por ti kishe mbajtur më gjatë fotot, pasi ishin të bukura dhe të ndjera”
Nuk e dimë si qëndron e vërteta në këtë rast, por kujtojmë se Lediana ka pasur afrimitet me Mevlanin, i cili i ka dedikuar një këngë, nën ritmet e së cilës kanë kërcyer gjatë mbrëmjes së djeshme në emisionin special për ditën e dashuruarve.
Link: https://www.instagram.com/meridianramcaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLSCDDfDpev/