Këngëtarja e njohur Ellie Goulding do të bëhet shumë shpejt nënë për herë të parë.
34 vjeçarja dhe partneri i saj e ndanë lajmin me revistën Vogue, ndërsa Ellie postoi për herë të parë fotot me barkun e rrumbullakosur.
Këngëtarja është shfaqur për herë të fundit në një shfaqje në Gusht ku ishte në fillim të shtatëzanisë, por as vetë nuk e dinte.
Gjatë intervistës për Vogue ajo sqaroi se shtatëzania ishte e paplanifikuar, por ata të dy janë duke e shijuar në maksimum idenë që do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë.
Ndërsa sa i takon gjinisë, Ellie tregon se nuk është e fiksuar pas kësaj pjese.
Ajo dhe bashkëshorti i saj dëshirojnë që të kenë një fëmijë të shëndetshëm dhe nuk ka rëndësi nëse do të jetë djalë apo vajzë.
Link: https://www.instagram.com/p/CLpoFu1D-lP/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/pregnant-woman-photoshoot-618923/