Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë padyshim një prej çifteve më simaptikë të shoëbizit.
Ata janë bërë prindër të një djali pak muaj më parë dhe shpesh herë i shohim teksa ndajnë momente të ndryshme së bashku.
Por sigurisht që edhe Arbana ashtu si çdo kush ka ankesat e saj kundrejt partnerit sidomos kur ky i fundit është i apasionuar pas futbollit.
Ata të dy janë duke udhëtuar me makinë dhe në sfond dëgjohet komenti i ndeshjes Vllaznia-Bylys.
“Unë nuk e di dmth përse jeta ime përfundoi kështu”, dëgjohet të thotë Arbana, ndërsa Eduarti duke qeshur thotë se në fakt jeta e saj është bërë më e bukur, më e larmishme, me art, futboll, televizion.
Por moderatorja ndërsa qesh shkruan krahas videos se dikur në makinë dëgjonte muzikë, ndërsa sot ka përfunduar duke parë ndeshje sidomos kur udhëton me partnerin e saj.
Link: https://www.instagram.com/arbanao/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CI78mqQgMIF/
https://www.instagram.com/p/CDGYMtigOZ9rG8rWryyiZ2gUcj7gDekSts0Lqg0/