Jennifer Lopez dhe Alex Rodrigues duket se i kanë dhënë fund lidhjes pas 4 vitesh bashkë.
Ndërsa të gjithë mezi po prisnin që ata të martoheshin, burime për E-News thanë se çifti i ka dhënë fund.
Ky lajm erdhi i papritur, pasi ata të dy u shfaqën bashkë në Super Boël ndërsa i dedikuan njëri tjetrit postime gjithë dashuri në ditën e Shën Valentinit.
Ata kishin në plan të organizonin ceremoninë e dasmës gjatë vitit të shkuar, por ju desh ta anulonin dy herë, për shkak të pandemisë.
Alex u shpreh në një intervistë se shpresonte që këtë vit të martohej me Jennifer Lopez, ndërsa këngëtarja konfirmoi po të njëjtën gjë, ndërsa shtoi se nuk kanë përse të nxitohen.
Muaj më parë u përfol se Alex e kishte tradhëtuar këngëtaren me Madison le Croy, pjesë e një rality shoë, por ata e mohuan kategorikisht një gjë të tillë.
Link: https://www.instagram.com/p/CL0pBszJ9sF/
Link: https://www.tmz.com/2021/03/12/jennifer-lopez-alex-rodriguez-break-up-wedding-off/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/red-amazon-danbo-on-brown-wooden-surface-14303/