Këngëtarja Fifi ka pësuar një ndryshim drastik në pamje, pas humbjes së konsiderueshme në peshë.
Ajo është aktualisht në formë gati perfekte dhe i ka habitur të gjithë me mënyrën se si është transformuar në fare pak kohë.
Këngëtarja tashmë është më e dobët dhe duket se kjo ka ndikuar që edhe meshkujt ta shohin ndryshe.
Këtë e ka konfirmuar vetë ajo ndërsa është pyetur nga fansat se sa ka ndryshuar mendimi i meshkujve për të, pasi ka rënë në peshë.
“100%, ka edhe prej atyre që dikur më thoshin motër, sot jo mo. Tash dojn me dal me mu, mu njoft ndryshe”, thotë ajo në përgjigje të pyetjes që i bëhet.
Por pavarësisht kësaj Fifi nuk ka asnjë zhvillim të ri në jetën e saj private.
Ajo është përfolur për një lidhje me Fation Kuqarin, por e ka sqaruar se ata janë veç miq të mirë, ndërsa e falënderon për pjesmarjen në klipin e saj.
Link: https://www.instagram.com/fifi.official.fr/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CH8pVOnHOun/